Kevin De Bruyne nënshkruan kontratë të re me Manchester Cityn

Kevin De Bruyne nënshkruan kontratë të re me Manchester Cityn
Çlirim Gashi

09.04.2021 / Sport

Manchester City ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me mesfushorin belg, Kevin De Bruyne.

De Bruyne me nënshkrimin e kontratës së re me Man Cityn, fitimet e tij do të jenë marramendëse.

Mesfushori belg do të jetë në Etihad deri në vitin 2025.

De Bruyne kishte ende dy vjet në kontratën e tij aktuale, por City donte ta lidhte atë me një marrëveshje më të gjatë pasi u bë një nga lojtarët më të mirë në botën nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Sipas mediumit britanik The Sun, De Bruyne do të fitoj 15.6 milionë funte apo 18 milionë euro në vit.

Zbërthyer në muaj, belgu do të fitojë 1.3 milion funte apo 1.5 milionë euro në muaj, ndërsa në javë do t’i fitojë 300 mijë funte apo 345 mijë euro.

Një ditë e De Bruynes me kontratën e re do t’i kushtojë Cityt 42,857 mijë funte apo 49,400 euro, ndërsa në orë do t’i kushtojë 1,785 funte apo rreth 2,000 euro.

Fitimet e belgut do të jenë të mëdha edhe në një minutë të vetëm, pasi do t’i fitojë 31,26 funte apo 36 euro.

RAPORTO