Këto priten të jenë rregullat në Serie A për rifillim të kampionatit!

Seria A po bëhet gati që të rifilloj sezonin. ‘Il Messaggero’ ka zbuluar disa nga rregullat e protokollit.

Sa i përket orarit, pritet të ketë ndeshje çdo ditë dhe nuk do të jenë në ora 15:00 por në orare të ndryshme.

Skuadrat duhet të shmangin përdorimin e njëkohshëm të tunelit. Po ashtu edhe festimin e golave në mënyrë kolektive.

Nuk do të ketë fëmijë që do të shoqërojnë lojtarët në stadium. Lojtarët do të kenë shisha personale për të pirë ujë.

Të gjitha stadiumet do të jenë të ndara në tri zona, dhe në asnjë zonë nuk duhet të ketë më shumë se 100 njerëz, që i bije numri maksimal në stadium duhet të jetë 330 persona.

Skuadrat duhet të vijnë të ndara dhe të gjithë anëtarët duhet të mbajnë maska.

Të parët që duhet të arrijnë në stadium janë referët, pastaj skuadra mysafire dhe në fund ajo vendase.

Autobusët së bashku me zhveshtoret duhet të dezinfektohen para dhe pas ndeshjes.

Lojtarët nuk guxojnë që t’i afrohen gjyqtarit që t’i ankohen për vendimet.

Konferencat për shtyp do të bëhen nga klubet dhe pastaj do t’u shpërndahet mediave.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.