Këto priten të jenë fanellat e Barcelonës për edicionin e ri

Te Barcelona kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm ku synojnë transferimin e disa lojtarëve të mëdhenj.

Barcelona ka vendosur edhe për fanellat e reja në bashkëpunim me kompaninë gjigante Nike për edicionin e ri.

Ka qenë gazeta Sport që ka zbuluar fanellat e Barcelonës për sezonin 2020/2021.

Fanellat e para do të jenë ato me ngjyra tradicionale, ndërsa të dytat ngjyrë të zezë e të tretat ngjyrë rozë.

Por fanella speciale do të jetë e katërta, ku janë kombinuar ngjyrat e flamurit të katalunisë dhe ato tradicionale të Barcelonës.

Kjo fanellë speciale e zbuluar nga Sport është pritur jashtëzakonisht mirë nga tifozët e Barcelonës.

Sigurisht tifozët spanjollë nuk do ta presin mirë fare këtë fanellë, pasi dihet tanimë konflikti që kanë me katalunasit.

Barcelona zakonisht i zbulon fanellat në bashkëpunim me Nike në fund të sezonit, por duket se këtë vit prezantimi zyrtar do të shtyhet shkaku i koronavirusit ku sezoni nuk dihet se kur do të përfundojë.

RAPORTO