Këto janë tri takimet që zhvillohen sot në Bundesligë

Bundesliga gjermane është liga e parë evropiane që është rikthyer të luhet pas pezullimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pas javës së 26-të të zhvilluar vikendin e kaluar, sot do të nis të luhet java e 27-të.

Me fillim nga ora 21:30 sonte luhet ndeshja ndërmjet Hertha Berlin – Union Berlin, ndeshje kjo që do të hap javën e 27-të.

Gjatë ditës së nesërme zhvillohen edhe 6 ndeshjet tjera, ndërsa të dielën edhe tri duele tjera, raporton Olle.

Ndërsa në Bundesliga 2 sot zhvillohen dy takime të radhes.

Heidenheim – Wehen dhe Numberg – Aue, takime këto që fillojnë nga ora 18:30.