Këto janë kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin në Euro 2024, kanë mbetur edhe 11 vende “të lira”

18.11.2023

Pas ndeshjeve të mbrëmshme (e premte) kualifikuese, morëm pjesëmarrës të rinj në Kampionatin Evropian të Futbollit, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani. Shqipëria dhe Danimarka u kualifikuan mbrëmë në Euro 2024 dhe tani kemi 13 përfaqësuese që do t’i shikojmë verën e ardhshme në Kampionatin Evropian. Së bashku me Gjermaninë mikpritëse, […]

Këto janë kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin në Euro 2024, kanë mbetur edhe 11 vende “të lira” Foto: Ilustrim

Pas ndeshjeve të mbrëmshme (e premte) kualifikuese, morëm pjesëmarrës të rinj në Kampionatin Evropian të Futbollit, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.

Shqipëria dhe Danimarka u kualifikuan mbrëmë në Euro 2024 dhe tani kemi 13 përfaqësuese që do t’i shikojmë verën e ardhshme në Kampionatin Evropian.

Së bashku me Gjermaninë mikpritëse, në tetor u kualifikuan edhe Belgjika, Franca, Portugalia, Spanja, Skocia, Turqia, Austria dhe Anglia dhe të njëjtën gjë bënë disa ditë më parë Hungaria dhe Sllovakia.

Kanë mbetur vetëm 11 vende, tetë përmes kualifikimeve dhe tri vende në play-off.

Ende nuk është vendosur se kush do të kualifikohet në Euro 2024 përmes kualifikueseve në grupin B (Holandë ose Greqi), grupin C (Itali ose Ukrainë), grupin D (Uells ose Kroaci), grupin E (Republika Çeke ose Polonia), grupin G (Serbia ose Mali i Zi), grupin H (Sllovenia ose Kazakistani) dhe grupin I (Zvicra, Rumania, Izraeli, por dhe Kosova po luftojnë për dy vendet e mbetura).