Këtë javë pritet zyrtarizmi i Haalandit si lojtar i Manchester City

09.05.2022

Sipas asaj që raporton Ornstein, tashmë s’ka dilema se ku do të luajë norvegjezi Haaland, derisa i njëjti lidhej me një kalim tek klubi spanjoll, Real Madridi dhe ai katalunas, Barcelona. Por, klubi i drejtuar nga Pep Guardiola tashmë ka plotësuar kërkesat e Haaland-it dhe marrëveshja tashmë është arritur mes këtyre dy palëve. Ndërsa gjatë […]

Këtë javë pritet zyrtarizmi i Haalandit si lojtar i Manchester City Foto: Ilustrim

Sipas asaj që raporton Ornstein, tashmë s’ka dilema se ku do të luajë norvegjezi Haaland, derisa i njëjti lidhej me një kalim tek klubi spanjoll, Real Madridi dhe ai katalunas, Barcelona.

Por, klubi i drejtuar nga Pep Guardiola tashmë ka plotësuar kërkesat e Haaland-it dhe marrëveshja tashmë është arritur mes këtyre dy palëve.

Ndërsa gjatë kësaj jave pritet që të konfirmohet nga City dhe Dortmundi marrëveshja për sulmuesin norvegjez.

Ai pritet të përfitojë pagë mbi 600 mijë euro në javë, gjë që e bënë lojtarin më të paguar në historinë e Premier Ligës.

Citizenz kanë nevojë për një sulmues qendror, kjo pasi që argjentinasi, Sergio Kun Ageuro u largua nga klubi anglez në drejtim të Barcelonës.

Ndërkaq trajneri Pep Guardiola shpreson se norvegjezi do t’i plotësojë pritshmëritë e tij.