Çlirim Gashi
20.04.2019, 16:12

Këta janë futbollistët e nominuar për çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Premier Ligë

Tashmë edhe zyrtarisht është publikuar lista me gjashtë futbollistët të nominuar për çmimin “Lojtari i Vitit” në Premier Ligë.

Kjo listë prej gjashtë futbollistëve të nominuar dominohet nga futbollistët e Manchester Cityt.

Sergio Aguero, Raheem Sterling dhe Bernardo Silva janë futbollistët e nominuar nga City. Virgil Van Dijk dhe Sadio Mane nga Liverpooli dhe Eden Hazard nga Chelsea.

Ndërsa, fituesi i vitit të kaluar, Mohamed Salah, nuk është fare në këtë listë.