Kërkohet nga Barcelona dhe Chelsea, Ajax vendos çmimin e yllit të ekipit

Barcelona dhe Chelsea mbi të gjithë, janë në kërkim të një portieri në merkaton e verës.

Nëse katalanasit nuk e kanë me nxitim dhe domosdoshmëri, pasi kanë një gardian si Ter Stegen, për londinezët paraqitet më ndryshe situata.

Kepa nuk bind dhe Blutë duan ta shesin, kështu që i duhet një portier dhe profili ideal është ai i Andre Onanas, gardianit të Ajaxit.

Barça nga ana tjetër ende nuk ka rinovuar me Ter Stegen dhe largimi i gjermanit në fund të sezonit të ardhshëm nuk mund të përjashtohet.

Lidhur me interesimin e këtyre dy klubeve, Ajax ka vendosur çmimin e portierit.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat, drejtuesit holandezë nuk do të marrin në konsideratë asnjë ofertë poshtë 40 milionë eurove. Pra, për Ajax 24-vjeçari Onana vlen të paktën 40 milionë euro.

RAPORTO