Kërkesa të shumta të futbollistëve që të bëhen pjesë e FC Ballkanit, formohet skuadra “B”

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani, ka konfirmuar krijimin e ekipit B, që do të marrë pjesë në garat e futbollit kosovar.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vet klubi i Suharekës, në faqen zyrtare në Facebook.

“Nga edicioni 2020/2021 pritet që klubi jonë të filloj gara edhe me ekipën FC “Ballkani B”

Rregullat e futbollit e kanë përcaktuar se 11 futbollist të jenë startues, 7 të tjerë të presin inkuadrimin eventual nga pankina rezerv, për t’i lëvizur këto limite duke kontribuar drejtëpërdrejt në parimin e gjithëpërfshirjes, FC Ballkani ka dorëzuar kërkesen pran organit kompetent FFK-së për krijimin e ekipës së dytë me emërtim FC “Ballkani B”.

Duke e parë trendin e rritjes së interesimit ndaj klubit tonë, jemi të vërshuar nga kërkesat e futbollistëve që të bëhen pjesë e FC Ballkani, kjo në bënë të ndihemi të vlerësuar për punen që jemi duke e bërë.

Andaj, për të shtuar konkurrencë dhe për t’iu ofruar të gjithëve mundësin e afirmimit kemi vendosur që të krijojmë ekipën B ku shumë futbollist do të kenë mundësinë e trajtimit ashtu siç klubi dëshiron, pra afer syrit të stafit teknik i cili me lehtësi do të jetë në gjendje të përcjell ecurinë dhe zhvillimin e futbollistëve tanë. S’bashku na priftë e mbara” thuhet në njoftimin e Ballkanit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.