Kërcënoi dhe nxiti akte dhune ndaj Granit Xhakës, tifozi i Arsenalit përjashtohet 3 vjet nga stadiumet

  • 14.08.2021

Problemi i abuzimeve dhe sjelljeve raciste ndaj lojtarëve në rrjetet sociale në Angli është kthyer në një problem të madh.

Aq shumë pati vitin e kaluar, madje edhe gjatë Euro 2020 saqë klubet e Premier League janë bërë bashkë për të luftuar këtë fenomen dhe për të zbuluar çdo tifoz abuzues.

I tillë është rasti i një tifozi anglez i cili u konfliktua me Granit Xhakën në rrjetet sociale madje ai u akuzua se ka kërcënuar dhe ka nxitur akte dhune përmes rrjeteve sociale ndaj lojtarit.


Vetë Granit Xhaka i lodhur nga këto sjellje pati deklaruar se do të donte ta takonte e të përballej personalisht me këtê tifoz i cili me profil të rremë e ngacmonte, e provokonte dhe e kërcënonte familjarisht lojtarin shqiptar.

Tashmë Arsenali dhe klubet e tjera të Premier League kanë nënshkruar marrëveshje me kompani teknologjike për të identifikuar këta tifozë problematikë për t’i ndëshkuar sic është rasti i këtij tifozi të cilin topçinjtë e kanë ndëshkuar me 3 vite jashtë Emirates por mund ta pësojë më keq duke u përjashtuar pérgjithmonë nga autoritetet nga çdo impiant futbolli.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë