‘Këpuca e Artë’ e Europës, garë e fortë pas gjysmës së parë të sezonit!

Përpos Premier League angleze që nuk njeh pushime, kampionatet elitare të kontinetit kanë gjetur kohë për tu çlodhur.

Intensiteti i ndeshjeve në kampionat, kupë dhe kompeticionet Europiane ka “lodhur” shumë muskujt e futbollistëve më të rëndësishëm të Europës dhe jo vetëm.

Kampionatet kanë luajtur thuajse gjysmën e sezonit, ndërkaq që me interes shihet edhe gara për “Këpucën e Artë” të Europës. Gara për titullin e bomberit “vrasës” të kontinentit është tepër e zjarrtë. Aktualisht, kreu mbahet nga Robert Leëandoëski, transmeton oranews.

Sulmuesi i Bayern Munich ka shënuar 19 gola në 17 takimet e para me gjigantin e Bundesliga. Realizime që e ngjisin në kuotën e 38 pikëve, dy më shumë se Timo Werner.

Kundërshtari i tij edhe në kampionat numëron 1 gol më pak se polaku, e rrjedhimisht edhe dy pikë më pak në klasifikim. Podi plotësohet nga Ciro Immobile. Italiani ka rilindur te Lazio këtë sezon, duke shënuar 17 herë në po kaq ndeshje.

Klasifikimi vijon me emra si Jamie Vardy, Wissam Ben Yedder, Karim Benzema, Romelu Lukaku, Shon Ëeissman dhe Erling Haaland. Ndërkaq, fituesi në fuqi i këtij çmimi prestigjoz, Lionel Messi pozicionohet i pesti me 13 gola, që të konvertuara në pikë janë 26 pikë.

10 golashënuesit më të mirë në Evropë:

1 Robert Lewandowski | Bayern Munich | 19 gola (38 pikë)|

2 Timo Werner | RB Leipzig | 18 gola (36 pikë)

3 Ciro Immobile | Lazio | 17 gola (34 pikë)

4 Jamie Vardy | Leicester City | 16 gola (32 pikë)

5 Lionel Messi | Barcelona | 13 gola (24)

6 Wissam Ben Yedder | Monaco | 13 goals (26)

7 Shon Weissman | Wolfsberger | 17 goals (25.5)

8 Karim Benzema | Real Madrid | 12 goals (24)

9 Romelu Lukaku | Inter | 12 goals (24)

10 Erling Braut Haaland | Red Bull Salzburg | 16 gola (24)

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.