Kenan Haxhihamza largohet nga Ballkani
Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka dalë me një njoftim për klubin e qytetit. FC Ballkani ka njoftuar opinionin e gjerë se portieri Kenan Haxhihamza nuk do të jetë më pjesë e ekipit suharekas, pasi dy palët kanë gjetur dakordimin për prishjen e kontratës, kësisoj ai do të jetë futbollist i lirë. Haxhihamza i’u…
Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka dalë me një njoftim për klubin e qytetit.
FC Ballkani ka njoftuar opinionin e gjerë se portieri Kenan Haxhihamza nuk do të jetë më pjesë e ekipit suharekas, pasi dy palët kanë gjetur dakordimin për prishjen e kontratës, kësisoj ai do të jetë futbollist i lirë.
Haxhihamza i’u bashkua klubit të Ballkanit në verën e vitit 2020, por duket se portieri nuk i ka përmbushur pritshmëritë e klubit, dhe aventura e tij me “portokallinjtë” do të përfundoj vetëm pas një sezoni.
Ekipi nga Suhareka e ka falenderuar portierin rahovecian për kontributin e dhënë për Ballkanin, duke i uruar suksese në vazhdim.
Ndërkohë është raportuar në medie të ndryshme kosovare se destinacioni i radhës i Haxhihamzës pritet të jetë skuadra e drejtuar nga Armend Dallku, KF Dukagjini.
Më poshtë postimi i plotë nga faqja zyrtare e klubit të Suharekës.