Kelmendi e Gjakova i sjellin edhe dy medalje të tjera Kosovës
Vjen edhe medalja e dytë për Republikën e Kosovës, këtë herë ajo është e bronztë. Është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi të bronztën në kategorinë -52 kg të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit. Kelmendi mposhti për të bronztën belgen, Charline Van Snick. Ndërsa pas Kelmendit, është Nora Gjakova […]
Vjen edhe medalja e dytë për Republikën e Kosovës, këtë herë ajo është e bronztë.
Është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi të bronztën në kategorinë -52 kg të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.
Kelmendi mposhti për të bronztën belgen, Charline Van Snick.
Ndërsa pas Kelmendit, është Nora Gjakova e cila e ka çuar në tre numrin e medaljeve të fituara nga ekipi Olimpik i xhudos në Mastersin e Dohas së Katarit.
Gjakova fitoi medaljen e bronztë, pasi mposhti me shënim të artë Telma Monteiron e Portugalisë, në kategorinë -57 kg.
Në Mastersin e xhudos marrin pjesë vetëm garuesit më të mirë në kategori.