KE i FFK-së merr vendim: Ulen pagat e të punësuarve në Federatë

Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i pezulluar edhe pas 2 muajsh, si shkak i pandemisë së koronavirusit.

Fati i këtij edicioni ende ka mbetur një enigmë, dhe një anulim i tërsishëm është opsion qëpo diskutohet mjaft shumë.

Kurse gjatë ditës së sotme Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e vetë e një nga vendimet e marrura ka qenë edhe ajo e uljes së pagave për gjithë stafin e të punësuarve në FFK të zvoglohen për 50 për qind.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për situatën në futbollin e Kosovës, pas përhapjes së Pandemisë së Covid 19″, thuhet në njoftimin e KE-së.

Po ashtu në njoftim thuhet se: “KE analizoi opsionet e mundshme për rifillimin e garave dhe për këtë FFK-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet shtetërore, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe KOK-un sikur edhe me UEFA-n dhe FIFA-n dhe varësisht prej situatës së shpejti pritet edhe të merret vendimi për garat në futbollin e Kosovës. KE trajtoi gjendjen dhe ecurinë e realizimit të projekteve infrastrukturore, të cilat edhe në këtë kohë të vështirë janë kryer shumë punë varësisht nga rrethanat e lejueshme dhe do të vazhdojnë edhe më tutje. KE shqyrtoi dhe miratoi Raportin Financiar për vitin 2019. Duke parë gjendjen e rëndë me të cilën po ballafaqohet Kosova, KE mori vendim që pagat e të punësuarve në FFK, të ulen deri në 50 për qind e të cilat mjete do të shfrytëzohen për pako ushqimore për njerëzit me nevojë. KE shqyrtoi edhe kërkesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.