KB Ylli organizon “Fan Zone” në palestrën “13 Qershori” për ta shikuar finalen e dytë ndaj KB Trepçës
Përballjen e parë e fituan therandasit me rezultat 63:62, me tre pikëshin në fund nga Henrik Sirko, ndërsa skuadra që shënon tri fitore shpallet kampion i Kosovës. Këto dy skuadra kishin përfunduar garat e rregullta, në pozitën e parë, përkatësisht të dytë. Në garat e rregullta u përballën katër herë, duke shënuar nga dy fitore […]
Përballjen e parë e fituan therandasit me rezultat 63:62, me tre pikëshin në fund nga Henrik Sirko, ndërsa skuadra që shënon tri fitore shpallet kampion i Kosovës.
Këto dy skuadra kishin përfunduar garat e rregullta, në pozitën e parë, përkatësisht të dytë.
Në garat e rregullta u përballën katër herë, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, që tregon për rivalitetin e madh, që kanë pasur në këtë edicion.
Ylli synon mbrojtjen e titullit, që do të ishte titulli i dytë i Kosovës në histori të klubit, kurse mitrovicasit shpresojnë të fitojnë titullin pas një dekade.
Përmes një njoftimi, klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka bërë të ditur se ka organizuar “Fan Zone” për ta shikuar finalen e dytë ndaj mitrovicasve, ku ky takim do të transmetohet me projektor te palestra.
Këtë e ka konfirmuar edhe tifozët “Xhebrailat”, ku kanë shtuar se në pamundësi për tu pajisur me bileta (një vendim i pakuptimtë nga federata). Klubi organizon Fan Zone për ta shikuar të gjithë së bashku finalen e dytë.
Nga Xhebrailat kanë njoftuar se prej orës 20:00 jemi tek Palestra.