KB Ylli mposht Prishtinën, fitorja e 10-të radhazi për kampionin

28.12.2022

Golden Eagle Ylli ka fituar derbin e javës, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 71:51 (14:10, 18:16, 20:9, 19:16), në xhiron e 16-të të Prince Caffe Superligës. Kjo ishte fitorja e dhjetë radhazi për therandasit pas katër humbjeve radhazi. Suharekasit e nisën ndeshjen më mirë, dhe që në fillim kishin epërsi deri në shtatë pikë, […]

KB Ylli mposht Prishtinën, fitorja e 10-të radhazi për kampionin Foto: Ilustrim

Golden Eagle Ylli ka fituar derbin e javës, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 71:51 (14:10, 18:16, 20:9, 19:16), në xhiron e 16-të të Prince Caffe Superligës.

Kjo ishte fitorja e dhjetë radhazi për therandasit pas katër humbjeve radhazi.

Suharekasit e nisën ndeshjen më mirë, dhe që në fillim kishin epërsi deri në shtatë pikë, 12:5, kurse çerekun e parë e fituan 14:10. Periudha e dytë ishte kryesisht e barabartë me vendasit që kishin epërsi deri në tetë pikë, ndërsa pjesa e parë përfundon 32:26.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periodën e tretë, ku kampionët u shkëputën edhe më tej dhe ngritën epërsinë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 52:35. Në dhjetë minutat e fundit, Ylli ruajti epërsinë e krijuar, ndërsa prishtinasit nuk arritën të bëjnë rikthimin e dëshiruar dhe kampionët me 20 pikë dallim, 71:51.

Te Ylli më i miri ishte Bashir Ahmed me 21 pikë e nëntë kërcime, kurse te kryeqytetasit Dustin Thomas realizoi 17 pikë e gjashtë kërcime.

Ylli ka dhjetë fitore e katër humbje, ndërsa Prishtina dhjetë fitore e pesë humbje.