Dje në ndeshjen memoriale të organizuar në basketboll “Agu Lirisë” ku u përkujtuan pjestarët e skuadrës së KB Yllit si dhe ish sekretari i FBK-së, Isuf Lumi, kjo ndeshje u zhvillua në mes KB Yllit dhe All Star.
Ndeshja u zhvillua në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë duke filluar nga ora 16:00.
Kjo ndeshje përfundoi pa fitues (117-117), të dyja skuadrat kishin shkëlqyer në debutimet e tyre.
Në këtë ndeshje u përkujtuan pjestarët e skuadrës së KB Yllit, si dhe kontributdhënësit në Basketboll si: Ish drejtori Sedat Berisha me dy fëmijët e tij Drilonin dhe Dafinën, ish kryetarin e klubit Ruzhdi Krasniqi, sekretarin e klubit Nexhat Berisha së bashku me vajzën e tij basketbolliste Majlinda Berisha, basketbollistin Bujar Berisha dhe gruan e tij basketbollistën Flora Berisha dhe dy djemtë Vlorianin dhe Edonin, të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Si dhe ish Sekretarin e FBK-së të ndjerin Isuf Lumi.