KB Ylli fiton bindshëm, kalon tutje në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Golden Eagle Ylli ka mundur Bashhkimin 74: 60 (21:10, 19:14, 18:11, 16:25), për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ylli e nisi ndeshjen për mrekulli, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, derisa çerekun e parë e fiton 21:10. Lojë paksa më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, por megjithatë, therandasit ngritën edhe më shumë epërsinë, duke përfunduar pjesën e parë me shifrat 40:24.

Skuadra therandase nuk u ndal as në periodën e tretë, ku arriti epërsi deri në 23 pikë, aq sa përfundoi perioda e tretë 58:35. 10 minutat e fundit ishin formal dhe Ylli triumfon 74:60.

Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Rahovecin, në përballjen që zhvillohet të premten.https://www.facebook.com/v9.0/plugins/share_button.php?app_id=&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df30299cc05a7064%26domain%3Dbasketbolli.com%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fbasketbolli.com%252Ff22d60fb804624%26relation%3Dparent.parent&container_width=127&href=https%3A%2F%2Fbasketbolli.com%2FArticle%2FNewsSingle%3FarticleId%3D803&layout=button&locale=en_GB&sdk=joey&size=small

RAPORTO