30.03.2019, 14:05

KB Rahoveci kërkon përsëritjen e lojës me Yllin!

Klubi vendas Golden Eagle Ylli në ndeshjen e së enjtes ka zhvilluar ndeshjen e radhës kundër KB Rahovecit në Rahovec të cilin e ka mboshtur me rezultat 62:61.

Që nga përfundimi i ndeshjes me Golden Eagle Ylli që u përmbyll me rezultatin 61-62 në favor të ekipit të Suharekës, kemi pranuar me qindra thirrje, mesazhe, video dhe foto lidhur me aksionin e fundit të ndeshjes.

Pas analizave të bëra dhe diskutimeve pothuajse tërë ditore, duke u bazuar edhe në gjitha rregulloret e FIBA-s dhe të FBK-s, por edhe në konsultim me njohësit e baskebollit kemi konkluduar se skuadra jonë është dëmtuar në atë rast pasi në videon më poshtë shihet qartë se si baskebollisti më numër 6 i Yllit prek rrjetën gjatë kohës sa topi sillej rreth harkut.

LEXO EDHE:  Jo vetëm Man United e Tottenham, edhe një skuadër angleze në garë për Vedat Muriqin

Në këtë rast në bazë të gjitha rregulloreve të basketbollit pikët është dashur të pranohen për skuadrën tonë. Prandaj, me ekipin e ekspertëve ne kemi dorëzuar edhe një ankesë në federatë në bazë të propozicionit të garave, ku kemi kërkuar që FBK të marr vendim për përsëritjen e ndeshjes.

KB Rahoveci ka vendosur që të ndjek gjitha rrugët ligjore që janë të përcaktuar pikërisht nga FBK dhe presim që të njëjtat të zbatohen në rastin tonë, thuhet në njoftimin e KB Rahovecit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.