KB Golden Eagle Ylli shkatërron KB AFK Borea me rezultat 132:51

14.03.2019

KB Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore të rëndësishme si vendas kundër KB AFK Borea me rezultat 132:51, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja e mbajtur në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë duke filluar nga ora 19:00 ka qenë në favor të KB Golden Eagle Ylli qysh në pjesën e parë […]

KB Golden Eagle Ylli shkatërron KB AFK Borea me rezultat 132:51 Foto: Ilustrim

KB Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore të rëndësishme si vendas kundër KB AFK Borea me rezultat 132:51, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e mbajtur në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë duke filluar nga ora 19:00 ka qenë në favor të KB Golden Eagle Ylli qysh në pjesën e parë duke e mundur KB AFK Borea.

Edhe pjesa e dytë e takimit ka përfunduar në favor të Yllit me rezultat përfundimtar 132:51.

Ju njoftojmë se klubi së fundi ka regjistruar në radhët e veta edhe një gjigand ne trapez i cili do të na ndihmojë që prej lojes me KB Bashkimin të cilen do të zhvillohet të shtunën në ora 19:00 në “13 Qershori”.