Katër vite nga pranimi i Kosovës në UEFA

Tre maji është një datë e madhe për futbollin kosovar dhe vetë sportin e Kosovës, pasi që në datën e sotme katër vite më parë Kosova u bë anëtare e 55-të e UEFA-së.

Në një ditë që kaloi me disa fjalime pro e kontra nga të pranishmit në Kongresin e 30 të UEFA-së, me numër minimal votash për pranim, Kosova e kaloi pengesën që hapi dyert e mëdha për futbollistët në institucionin kryesor të futbollit evropian.

Në këtë ditë mbahet në mend fjalimi i jashtëzakonshëm i zyrtarit ligjor të UEFA-së Alasdair Bell.

Bell, zyrtari ligjor i UEFA-së, është njeriu, i cili me fjalimin e tij, arsyetoi se pse do të duhet të votohet Kosova për pranim në UEFA, përkundër Statutit që nuk pranon vendet që nuk janë anëtare të OKB-së.

“Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetencë për t’i njohur shtetet, por shteteti njohin shtetet. Nëse nuk je anëtar i OKB nuk do të, thotë se nuk je shtet. Katër kriteret e të qenit shtetjanë përcaktimi i territorit, popullata, qeveria dhe aftësia për të arritur marrëveshjeme të tjerët. Prandaj anëtarët e Kongresit do të vendosin vet nëse, Kosova e meriton të pranohet në UEFA apo jo”- ka thënë britaniku në fjalimin e tij para votimit për Kosovën

Ndërsa kreu i FFK-së Fadil Vokrri kishte falenderuar shkurt të pranishmit.

“Moment historik. Do të mbrojë vlerat e futbollit. Nuk ka ku në futboll. Futbolli do të bashkojë njerëzit. Ju falemnderit shumë të gjithëve,” ka thënë Vokrri.

Kosova mori 28 vota PËR nga 54 delegatë të pranishëm, ndërsa, kundër saj votuan 24 shtete, e dy vota kanë qenë të parregullta.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.