Katër ndeshje interesante në Europa League, Arsenal e Man UTD synojnë kalimin tutje

Katër ndeshje interesante në Europa League, Arsenal e Man UTD synojnë kalimin tutje

Pas përfundimit të ndeshjeve çerekfinale të Champions League, sonte rikthehen ndeshjet çerekfinale të Europa League.

Sonte ky kompeticion pritet të sjellë ndeshjet tejet interesante.

Ndeshja që pritet të marrë vëmendjen është ajo e Ajax ndaj Romës.

Po ashtu sonte do të zhvillohet edhe ndeshja Arsenal-Slavia Prague.

Manchester United do të përballet me Granadan me fillim nga ora 21:00. Të drejtuarit e Ole Gunnar Solskjaer konsiderohen si favoritë në këtë takim, megjithatë në këto ndeshje epiteti i favoritit mund të ndikojë negativisht.

Një tjetër ndeshje që do të zhvillohet është ajo në mes Dinamo Zagreb dhe Villareal.

Të gjitha këto ndeshje nisin me fillim nga ora 21:00.

RAPORTO