Katër medalje për Kosovën në Evropianin në Prishtinë, Akili i artë

16.12.2023

Plot katër medalje i kanë fituar xhudistët e Kosovës në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që të shtunën u mbajt në Prishtinë. Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë, ndërsa medalje të bronzta fituan Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi. Kosova u prezantua me këta katër xhudistë në ngjarjen që për herë të […]

Katër medalje për Kosovën në Evropianin në Prishtinë, Akili i artë Foto: Ilustrim

Plot katër medalje i kanë fituar xhudistët e Kosovës në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që të shtunën u mbajt në Prishtinë.

Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë, ndërsa medalje të bronzta fituan Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi.

Kosova u prezantua me këta katër xhudistë në ngjarjen që për herë të parë e organizon Unioni Evropian i Xhudos.

Blloku final është zhvilluar në atmosferë të zjarrtë në praninë e një numri të madh shikuesish. Dhe shikuesit kanë shtyrë xhudistët kosovarë drejt fitoreve në luftërat vendimtare.

Evropiani i hapur është zhvilluar vetëm në dy kategori. Xhudistët kanë garuar në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa xhudistet në kategorinë deri 57 kilogramë. Te xhudistët ishin 25 xhudistë, duke përfshirë më të mirët e momentit në Evropë. Por të gjithë bartësit kanë rënë përballë Akil Gjakovës që në fund e festoi me pasion të artën.

Ndërkohë Dardan Cena me medaljen e bronztë ka arritur suksesin më të madh në karrierë.

Nora e Distria ishin favorite për medalje të arta, por janë ndalur befasisht para finales. Megjithatë kanë gjetur forcë dhe kanë fituar medaljet e bronzta.

Për medaljen e artë, Akil Gjakova shpërblehet me 55 mijë euro. Fondi i përgjithshëm shpërblyes është 300 mijë euro.

Evropiani në Prishtinë ishte ngjarje suksesi dhe ka dëshmuar se xhudoja kosovare i takon nivelit më të lartë botëror. Edhe organizimi është vlerësuar me nota maksimale nga përgjegjësit e Unionit Evropian të Xhudos.