Karateisti kosovar, kualifikohet në finale të kampionatit evropian

Karateisti Kosovar, Melos Gashi arriti majat e suksesit në karrierën e tij duke u kualifikuar në finale të kampionatit evropian të karatesë për U21, juniorë dhe kadetë, e cila është duke u zhvilluar në Aalborg të Danimarkës.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), bëri të ditur se Melosi arriti të shkëlqej në kategorinë e kadetëve me peshat mbi 70 kilogram, po ashtu me një konkurrencë mjaft të fortë.

Gashi, arriti të sigurojë finalen dhe medaljen e argjendtë, duke mposhtur katër garues.

Po ashtu, ai arrit që të kualifikohet në finale, e cila do të zhvillohet të dielën, ku Melos Gashi do të përballet me Ahmet Bulut nga Turqia.

Kosova po përfaqësohet me 25 garues në evropian. Një pjesë e tyre kanë garuar sot, por pa mundur të hynë në zonën e medaljeve, kurse një pjesë e garuesve garojnë nesër.

RAPORTO