Kapiteni i Liverpoolit: E çuditshme ta festojmë titullin pa tifozë

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, e ka pranuar se do të ishte shumë e çuditshme të ngrejë lart trofeun e Premierligës pa praninë e tifozëve në stadium, për ta shijuar festën.

Skuadra e Jurgen Klopp ishte shumë afër shpalljes kampione e Anglisë për herë të parë në 30 vjet, pasi kishin avantazhin prej 25 pikësh në krye të tabelës dhe i duheshin vetëm dy fitore, para se sezoni të ndërpritej në mars për shkak të Koronavirusit.

Premierliga synon t’i rinisë ndeshjet muajin e ardhshëm, me dyer të mbyllura dhe Henderson mund ta ngrejë lart trofeun pa asnjë tifozë të pranishëm për të festuar, transmeton Insporti

Mesfushorit anglez i duket e çuditshme një mundësi e tillë.

“Natyrisht se do të ishte më ndryshe, sepse nëse e fiton trofeun dhe e feston pa asnjë tifoz aty, do të ishte mjaft e çuditshme”, ka thënë Henderson, në një intervistë të dhënë për “BBC Radio 5 Live”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.