Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha, ka deklaruar që nuk është asgjë tragjike nëse Ballkani shpallet kampion.
“Fatkeqësisht kjo është gjendja në botë, qe po përballemi me Covid-19. Do t’i ndjekim të gjitha udhëzimet e sugjerimet qe i jep UEFA dhe po ashtu FFK”, deklaroi Berisha për “Sinjali”.
“Renditja tabelare mbetet gjendja aktuale, mund të bëhet shpallja e kampionit. Të tjerët që e kanë bërë gjithashtu në disa shtete”.
“Po të shpallemi edhe ne nuk është asgjë tragjike sepse gjatë gjithë kohës kemi qenë lider në Superligë”, u shprehë Berisha.
Berisha ka zhvilluar edicion fantastik me Ballkanin, duke qenë kapiten i vërtetë në fushën e blertë.