Kampioni vjeshtor i Superligës së Kosovë i rikthehet stërvitjeve për stinorin pranveror

06.01.2021

Në muajin dhjetor të vitit 2020 ka përfunduar stinori vjeshtor i Superligës së Kosovës në futboll dhe se Drita nga Gjilani është shpallur kampion duke kryesuar tabelën me gjithsej 41 pikë, duke lënë mbrapa Ballkanin nga Suhareka me 38 pikë. Kjo javë pritet të jetë interesante sepse klubet e futbollit kosovar kanë filluar stërvitjet për […]

Kampioni vjeshtor i Superligës së Kosovë i rikthehet stërvitjeve për stinorin pranveror Foto: Ilustrim

Në muajin dhjetor të vitit 2020 ka përfunduar stinori vjeshtor i Superligës së Kosovës në futboll dhe se Drita nga Gjilani është shpallur kampion duke kryesuar tabelën me gjithsej 41 pikë, duke lënë mbrapa Ballkanin nga Suhareka me 38 pikë.

Kjo javë pritet të jetë interesante sepse klubet e futbollit kosovar kanë filluar stërvitjet për stinorin pranveror, dje ishte klubi i Ballkanit që i filloi përgatitjet për këtë stinor, ndërsa sot ka filluar përgatitjet kampioni aktual, Drita nga Gjilani.

Klubi i drejtuar nga Ardian Nuhiu pas një pushimi tre javor ka filluar stërvitjet për një stinor mjaft të nxehtë, ku e presin shumë punë si për garat e Kupës së Kosovës ashtu edhe lufta për titull në Superligën e Kosovës.

Po ashtu skuadra Gjilanase po planifikon që kah fundi i këtij muajit të udhëtoj për në Turqi atje ku do t’i vazhdojë përgatitjet për këtë stinor.