Kampionati Evropian “EURO2020” me 9 futbollistë shqiptarë
Sonte (e premte) 11 qershor 2021 edhe zyrtarisht fillon Kampionati Evropian i shumëpritur “EURO2020”. Në situata normale do duhej që ky kampionat të zhvillohej vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë COVID-19 ka bërë që të shtyhet për këtë vit. Pritjes tashmë i erdhi fundi, si kombëtaret njëashtu edhe tifozët e futbollit do ta […]
Sonte (e premte) 11 qershor 2021 edhe zyrtarisht fillon Kampionati Evropian i shumëpritur “EURO2020”.
Në situata normale do duhej që ky kampionat të zhvillohej vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë COVID-19 ka bërë që të shtyhet për këtë vit.
Pritjes tashmë i erdhi fundi, si kombëtaret njëashtu edhe tifozët e futbollit do ta shijojnë fillimin e EURO 2020.
Gjatë këtij Kampionati do të paraqiten nëntë futbollistë shqiptarë në kombëtare të ndryshme.
Në këtë Kampionat Evropian do të konkurrojnë 24 kombëtare në gjashtë grupe për trofeun e çmuar.
Fatkeqësisht Kosova dhe Shqipëria nuk i’a arritën qëllimit që të kualifikohen në Kampionatin Evropian, por futbollistët me origjinë shqiptare nuk do të mungojnë.
Te kombëtarja e Zvicrës janë ftuar Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi si dhe Granit Xhaka. Pritej që në këtë kombëtare të ftohej edhe Andi Zeqiri, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Zvicra ndodhet në grup me Uellsin, Italinë dhe Turqinë. Sfidën e parë do ta ketë ndaj Uellsit, të shtunën nga ora 15:00.
Po ashtu futbollistë shqiptarë do të ketë edhe në Maqedoninë e Veriut, kombëtare kjo e cila u kualifikuar për herë të par në Kampionatin Evropian.
Tek Maqedonia e Veriut gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar: Visar Musliu, Egzon Bejtulai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ferhan Hasani.
Maqedonia e Veriut gjendet në Grupin C, së bashku me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën.
Kujtojmë se nga ora 21:00 (sot 11 qershor), Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Italisë luajnë ndeshjen e parë të EURO20, në Stadio Olimpico.