Kampionati Evropian vazhdon sot me tri super ndeshje

19.06.2021

Kampionati Evropian Euro 2020 do të vazhdojë sot me disa përballje tejet interesante, ku i gjithë fokusi do të jetë tek ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë. Gjermanëve iu duhet fitorja me doemos për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën e eliminatorëve, kurse portugezët me fitore sigurojnë kualifikimin tutje. Ky derbi i takon Grupi […]

Kampionati Evropian vazhdon sot me tri super ndeshje Foto: Ilustrim

Kampionati Evropian Euro 2020 do të vazhdojë sot me disa përballje tejet interesante, ku i gjithë fokusi do të jetë tek ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë.

Gjermanëve iu duhet fitorja me doemos për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën e eliminatorëve, kurse portugezët me fitore sigurojnë kualifikimin tutje.

Ky derbi i takon Grupi F të Euro 2020, ndryshe i njohur edhe si “Grupi i Vdekjes”, ku së bashku me Portugalinë e Gjermaninë, në xhiron e dytë do të zhvillohet edhe ndeshja mes Hungarisë dhe Francës.

Programin e sotëm të Euro 2020 do ta mbyllë ndeshja e Grupit E mes Spanjës dhe Polonisë, ku të dy kombëtareve iu nevojitet fitorja, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën eliminatore.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në kuadër të fazës së grupeve të Euro 2020 e gjeni më poshtë.

Grupi F
15:00 Hungaria – Franca (Stadiumi Puskas Arena-Budapest)
18:00 Portugalia – Gjermania (Stadiumi Allianz Arena-Munich)

Grupi E
21:00 Spanja – Polonia (Stadiumi La Cartuja-Sevillë).