Kalendari i fazës së tretë për skuadrat kryesuese, na pret super-përballje në Suharekë

09.03.2020

Sot pas ndeshjeve të ditës në elitën e futbollit kosovar, do të përpilohet edhe kalendari i fazës së tretë të kampionatit sipas sistemit të Bergerit. Janë dy pozita që mund të ndryshojnë varësisht nga rezultatet e takimeve të ditës, mirëpo “top-4” nuk mund të lëvizë, që do të thotë se qysh tani mund të dihet […]

Kalendari i fazës së tretë për skuadrat kryesuese, na pret super-përballje në Suharekë Foto: FC Ballkani

Sot pas ndeshjeve të ditës në elitën e futbollit kosovar, do të përpilohet edhe kalendari i fazës së tretë të kampionatit sipas sistemit të Bergerit.

Janë dy pozita që mund të ndryshojnë varësisht nga rezultatet e takimeve të ditës, mirëpo “top-4” nuk mund të lëvizë, që do të thotë se qysh tani mund të dihet se kush me kë do të luajë.

Gazeta Olle ka përpiluar kalendarin e ballafaqimeve të katër skuadrave mes vete, ku dueli i fundit i kampionatit do të luhet në Suharekë mes Ballkanit dhe Dritës.

Skuadra nga Suhareka do të luajë në shtëpi kundër Dritës dhe Prishtinës ndërsa në udhëtim sfidon Gjilanin.

Drita është vendëse e Gjilanit ndërsa luan në udhëtim me Prishtinën dhe Ballkanin.

I treti në tabelë, Gjilani, pret në shtëpi Ballkanin dhe Prishtinën, ndërsa është mysafir i Dritës, po ashtu në stadiumin vendës.

Në anën tjetër, Prishtina luan në shtëpi ndaj Dritës, ndërsa në udhëtim me Ballkanin dhe Gjilanin.

Pra, lufta mbetet e hapur dhe fati i titullit kampion do të përcaktohet pikërisht në sfidat mes pretendentëve.

Më poshtë kalendari i sfidave direkte mes ekipeve të “top-4”.

Ndeshjet e Ballkanit:

Ballkani – Prishtina
Gjilani – Ballkani
Ballkani – Drita

Ndeshjet e Dritës:

Prishtina – Drita
Drita – Gjilani
Ballkani – Drita

Ndeshjet e Gjilanit:

Gjilani – Prishtina
Drita – Gjilani
Gjilani – Ballkani

Ndeshjet e Prishtinës:

Gjilani – Prishtina
Prishtina – Drita
Ballkani – Prishtina./GazetaOlle/