Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi thekson se humbja ndaj Flamurtarit do t’i bëjë edhe më të fortë lojtarët e tij.
Ballkani sot është befasuar nga Flamurtari, pasi ka pësuar disfatë me rezultatin 2-1.
Megjithatë, Ballkani mbetet përsëri lider në Superligë përkundër humbjes.
E presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi theksoi se humbja natyrisht se është e dhimshme, por sipas tij kjo do t’i shërbejë ekipit për ta bërë më të fortë.
“Krenar me ju trima, humbja është e dhimbshme, por na bën më të fortë. Jemi të parët”, ka shkruar Kabashi në rrjetin social, Facebook.