Ka lënë pas lëndimin, Potoku i FC Ballkanit gati për sezonin e ri
Klubit futbollistik nga Suhareka, Ballkani derisa ishte në fazën përgatitore në Turqi, i mungoi njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm në ndeshjet miqësore. Edhe pse Arbër Potoku ishte grumbulluar atje, por debutimi i tij ishte i pamundur. Mbrojtësi i Ballkani pati një lëndim në këmbën e djathtë, por si duket tashmë e ka lënë anash […]
Klubit futbollistik nga Suhareka, Ballkani derisa ishte në fazën përgatitore në Turqi, i mungoi njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm në ndeshjet miqësore.
Edhe pse Arbër Potoku ishte grumbulluar atje, por debutimi i tij ishte i pamundur.
Mbrojtësi i Ballkani pati një lëndim në këmbën e djathtë, por si duket tashmë e ka lënë anash pas një punës intensive të tij në fazën rikuperuese.
Trajneri i klubi suharekas, Bekim Isufi, pritet që ta ketë një forcë shtesë në fillim të edicionit të ri të Superligës, kjo me rikuperimin e Arbër Potokut, me qëllim që ta nis sa më mirë aventurën e tij si kryetrajner i Ballkanit.
Kujtojmë se ndeshjen e parë suharekasit e luajnë si vendas ndaj skuadrës së Dukagjinit.