K.F. “Ballkani” prezanton dy përforcime para hapjes së merkatos
- 29.12.2018

Skuadra e Komunës së Suharekës, K.F. “Ballkani” është duke menduar për transferimet në edicionin e pranverës.
K.F. Ballkani për momentin gjenden në pozitën e nëntë të tabelës së klasfikimeve në elitën e futbollit kosovar, dhe kjo skuadër është duke tentuar të përforcojnë për shkak që të largohen nga zona e rrezikshmërisë.
Sot, ‘Xhebrailat’ në faqen e tyre zyrtare në Facebook prezantuan dy futbollistët që në sezonin pranveror do të luajnë për skuadrën K.F. “Ballkanin”.
Futbollistët që do të bartin fanellën e Ballkanit në sezonin pranveror, do të jenë Visar Sahiti dhe Tarik Cmajcanin, Visar Sahiti, është mesfushor dhe mund te luaj edhe në repartin sulmues. Visari me parë ka qenë pjesë e KEK-ut,ndërsa së fundmi ishte pjesë e FC Vushtrrise.
Ndërsa Tarik Cmajcanin, është shtetas boshnjak, është 24 vjeqar dhe luan në pozitën e mesfushorit. Tarik Cmajcanin më parë ka luajtur në Serbi,Armeni,Singapor dhe Shqipëri.
