K.B. Golden Eagle Ylli bileta falas për Shkollat e Mesme të Suharekës
- 03.12.2018
- Comments Off on K.B. Golden Eagle Ylli bileta falas për Shkollat e Mesme të Suharekës
Golden Eagle Ylli do ta zhvillojë një lojë në ditën e enjte kundër ekipit Ponte të Prizrenit, sipas njoftimit që ka përcjellur ekipi K.B. Golden Eagle YLLI ka shprehur dëshirën që për 3 klasë të 3 shkollave të mesme të Suharekës si: Gjimnazi “Jeta e Re”, SHMT “Skender Luarasi”, SHMP “Abdyl Ramaj”, ti jepen bileta falas për lojën e cila do të zhvillohet më 6 dhjetor, në ora: 19:00, tek Palestra Sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Me anë të një postimi në Facebook ‘K.B. Golden Eagle YLLI’ ka thënë se: “Lusim kryetarët e këshillave rinore të shkollave të mesme: Gjimnazi “Jeta e Re”, SHMT “Skender Luarasi”, dhe SHMP “Abdyl Rama” të na kontaktojnë për më shumë detaje”.
Informatat për lojën që do të zhvillohet:
Ndeshja: Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni,
Data: E Enjte (6 Dhjetor 2018),
Ora: 19:00
Vendi: Palestra Sportive “13 Qershori” – Suharekë
KOMENTE0