05.09.2019, 15:51

Juventusi synon transferimin e tre yjeve të Manchester United

Klubi i madh italian, Juventusi po bëhet gati për një sulm të trefishtë ndaj Manchester Unitedit.

Zonja e Vjetër është përforcuar mjaftueshëm në afatin kalimtar të verës, por kjo nuk i ma mjaftuar dhe po mendon ende për të ardhmen.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Juventus po shikon transferimin e tre yjeve të Unitedit.

Portieri David de Gea, mbrojtësi Eric Bailly dhe mesfushori Nemanja Matic janë etiketuar si objektiva për verën e ardhshme.

Skuadra nga Torino ka histori të shënjestrimit e lojtarëve të Ligës Premier, në fund të kontratave të tyre, pasi kanë marr tashmë Aaron Ramsey nga Arsenali falas këtë verë.

Por, vëmendja do të kthehet te Unitedi dhe ata duan të tregohet më të shpejt se rivalët dhe ta ‘rrëmbejnë’ De Gean, i cili nga janari është i lirë për të diskutuar me klubet jashtë Anglisë.

LEXO EDHE:  ​Kombëtarja e Kosovës në Taekwondo kthehet me 9 medalje nga Kampionati Ballkanik

Edhe Matic dhe Bailly gjithashtu mund të bëhen të disponueshëm në vitin e ardhshëm.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.