Juventusi synon ta rikthej në skuadër yllin e Manchester United
Kontrata aktuale e Pogbas mes United përfundon në fund të këtij sezoni, dhe pritet të largohet nga “Old Trafford” si lojtar i lirë. Mesfushori 29 vjeçar në të kaluarën kishte luajtur në stadiumin “Allianz”, respektivisht nga viti 2012 deri në vitin 2016, para se t’i bashkohej United për një aventurë të dytë. Por, tani rikthimi […]
Kontrata aktuale e Pogbas mes United përfundon në fund të këtij sezoni, dhe pritet të largohet nga “Old Trafford” si lojtar i lirë.
Mesfushori 29 vjeçar në të kaluarën kishte luajtur në stadiumin “Allianz”, respektivisht nga viti 2012 deri në vitin 2016, para se t’i bashkohej United për një aventurë të dytë.
Por, tani rikthimi i tij te Juventusi si duket është i pamundur, pasi që krerët e “Zonjës së Vjetër” po refuzojnë të paguajnë pagën aktuale të Pogbas, raporton “Calciomercato”.
Pogba përfiton plot 15 milionë euro në sezon në “Old Trafford”, por Juventusi është i gatshëm që t’i ofrojë atij një pagë prej tetë milionë eurosh në vit, ndërsa raportohet se ylli francez mund të ketë edhe oferta të tjera nga Paris Saint-Germain dhe Real Madridi.