Juventusi planifikon transferimin e Willianit nga Chelsea

30.11.2019

Juventusi thuhet se dëshiron ta transferojë Willianin nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit. Sipas asaj që raporton Tuttosport, Zonja e vjetër ka filluar bisedimet me agjentin e brazilianit për ta realizuar transferimin e tij në këtë afat të dimrit. Kampioni i i Serie A-së është në dijeni se The Blues nuk e duan largimin e […]

Juventusi planifikon transferimin e Willianit nga Chelsea Foto: Ilustrim

Juventusi thuhet se dëshiron ta transferojë Willianin nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Zonja e vjetër ka filluar bisedimet me agjentin e brazilianit për ta realizuar transferimin e tij në këtë afat të dimrit.

Kampioni i i Serie A-së është në dijeni se The Blues nuk e duan largimin e lojtarit, por mund ta bindin atë me një pagë më të madhe dhe më shumë minuta në fushë.

Madje raportohet nga mediat angleze se Chelsea i ka ofruar kontratë të re Willianit, vetëm që të qëndrojë në Stamford Bridge.

Kontrata aktuale e sulmuesit të krahut skadon në fund të këtij sezoni dhe mund të largohet me parametra zero nga skuadra londineze.

Në garë për lojtarin është dhe Barcelona, por Maurizio Sarri dëshiron të ribashkohet me Willianin. /Telegrafi/