Juventusi nuk do të pranojë titullin kampion!

Kampionati italian mund të rikthehet të luhet sërish. Kjo është ideja e Federatës italiane të futbollit, por situata mund të mos jetë kaq e lehtë, pasi COVID-19 nuk po mbyllet ende në Itali.

Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, ka folur në lidhje me situatën dhe ka theksuar se dhe vetë Juventusi nuk do të ishte aspak dakord t’i jepej titulli kampion në duar.

“Prioriteti ynë është që të përfundojmë sezoni. Ideja është që të fillojmë rreth datës 20 maj, ose në fillim të qershorit dhe të përfundojë në korrik.

“Përfundimi? Vetëm dhënia e titullit në vetvete nuk na lë shumë të kënaqur, jam i sigurt se as Juventusi vetë nuk e do që të marrë titullin në këtë formë”, tha ai.

RAPORTO