Juventusi i vendos afat, ja kur duhet të kthehet Ronaldo në Itali

08.04.2020

Ka dritë në fund të tunelit për Serie A. Numri i të infektuarve me Covid-19 duket se po ulet dhe futbolli italian po studion rifillimin. Me kujdes maksimal, skuadrat shpejt mund të kthehen në stërvitje. Sigurisht, këtu përfshihet edhe Juventusi, një nga klubet e prekura nga “Coronavirus”. Matuidi, Rugani dhe Dybala ishin pozitivë. Disa lojtarë […]

Juventusi i vendos afat, ja kur duhet të kthehet Ronaldo në Itali Foto: Ilustrim

Ka dritë në fund të tunelit për Serie A. Numri i të infektuarve me Covid-19 duket se po ulet dhe futbolli italian po studion rifillimin. Me kujdes maksimal, skuadrat shpejt mund të kthehen në stërvitje. Sigurisht, këtu përfshihet edhe Juventusi, një nga klubet e prekura nga “Coronavirus”. Matuidi, Rugani dhe Dybala ishin pozitivë.

Disa lojtarë bardhezinj kanë mundur të largohen nga Italia, duke u kthyer në shtëpitë e tyre, gjithsej 9 të tillë.

Ndër ta është edhe Cristiano Ronaldo, i cili ishte larguar menjëherë pas Juventus-Inter për në Portugali, përpara se të mësonte për pozitivitetin e Rugani.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, ylli luzitan pritet të kthehet në Torino javën e ardhshme. Juventusi i ka caktuar ditën pas së hënës së Pashkëve, si datën për t’u rikthyer në Itali. Natyrisht, gjithçka është akoma e pasigurt, përfshirë rifillimin e stërvitjes.

Kjo është arsyeja pse datat janë vetëm referuese dhe jo akoma të sakta. Sidoqoftë, flitet për pas Pashkëve. Pas kthimit në Itali, lojtarët do të duhet të qëndrojnë 14 ditë karantinë, përpara se t’i kthehen normalitetit. Ajo që futbolli italian shpreson, si i gjithë vendi, është rikthimi në jetën normale, por tepër të kujdesshme.