Juventusi do të ofrojë Dybalan plus 50 milion euro për Salah

Juventusi është i interesuar për egjiptasin, për të formuar një pjesë të një tridenti sulmues “vdekjeprurës” me Cristiano Ronaldon.

Juventusi njoftohet se planifikon një mega-ofertë për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah dhe do të ofrojë Paulo Dybala plus 50 milion euro, sipas Tuttosport.

Salah luajti kundër Juventusit duke luajtur për Fiorentinën në vitin 2015, duke shënuar dy herë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales dhe duke i’a humbur shpresën Juventusit, në një humbje të rrallë.

Gjigandët e Serie A janë të prirur për të rritur më tej profilin e tyre global dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë Dybala, një nga talentet më emocionuese në futbollin botëror, në mënyrë që të ulin çmimin e tronditshëm të Liverpool për Mohamed Salah, prej 200 milion euro.

RAPORTO