Juventusi deri tani ka fituar gati 100 milionë euro nga Liga e Kampionëve

13.12.2019

Jemi në muajt ku futbolli shijohet më së shumti normalisht në Ligën e Kampionëve, përpos që kjo fazë e grupeve në këtë ligë vlen për prestigj, kjo vlen edhe për para e që skuadra gjermane, Bayern Munich ka fituar deri më tani 75 milionë euro, por siç duket skuadra italiane, Juventus e ka lënë mbrapa […]

Foto: Ilustrim

Jemi në muajt ku futbolli shijohet më së shumti normalisht në Ligën e Kampionëve, përpos që kjo fazë e grupeve në këtë ligë vlen për prestigj, kjo vlen edhe për para e që skuadra gjermane, Bayern Munich ka fituar deri më tani 75 milionë euro, por siç duket skuadra italiane, Juventus e ka lënë mbrapa klubin gjerman duke i mbledhur gati 100 milionë euro nga Liga e Kampionëve.

Pas 6 ndeshje në fazën e grupeve skuadra italiane, Juventus FC ka arritur ti mbledhë 16 pikë, kësisoj duke dalur i pari në tabelën e grupit.

Kështu ka bërë të ditur Tuttosport duke thënë se shifrën totale në 95 milionë euro e ka çuar fitorja kundër Bayer Leverkusen e cila rriti vlerën e Bianconeri me një shumë prej 2.7 milionë euro.

Juventusi i Sarrit kanë siguruar 64.7 milionë euro vetëm falë bonuseve për pjesëmarrjen e tyre në këtë garë.

Pjesëmarrja në fazën grupore (15.3 milionë euro), duke përparuar në fazën e eliminim direkt (9.5 milionë euro), të drejtat (10 milionë euro) dhe renditjen historike (29.9 milionë euro), raporton Telegrafi.

Po ashtu rreth 14.4 milionë euro kanë ardhur nga pesë fitore si dhe një barazim, kështu duke e çuar totalin deri në 79.1 milionë euro.

Ndërsa shifra deri në 8.8 milionë euro arrijnë prej të ardhurave nga biletat.