Juventus nis kontaktet për Sergio Agueron

22.02.2021

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi për edicionin tjetër. Gjatë merkatos së verës, kërkoi me ngulm një lojtar në repartin e avancuar. Ishte shumë pranë Luis Suarezit, por, në fund, kur nuk u konkretizua transferimi, erdhi Morata, megjithatë spanjolli në këtë aventurë të dytë nuk ka bindur plotësisht, transmeton Super Sport. Në Janar u […]

Juventus nis kontaktet për Sergio Agueron Foto: Ilustrim

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi për edicionin tjetër. Gjatë merkatos së verës, kërkoi me ngulm një lojtar në repartin e avancuar.

Ishte shumë pranë Luis Suarezit, por, në fund, kur nuk u konkretizua transferimi, erdhi Morata, megjithatë spanjolli në këtë aventurë të dytë nuk ka bindur plotësisht, transmeton Super Sport.

Në Janar u përfol afrimi i Edin Dzekos, por as boshnjaku nuk udhëtoi për në Torino, në këtë mënyrë gjuetia e bardhezinjve për një sulmues mbetet e hapur. Mediat në Spanjë raportojnë se drejteusit e kampionëve të Italisë kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e Sergio Agueros. Argjentinasi është në fund të kontratës së tij me Manchester City-n dhe, për momentin, nuk ka informacione të reja rreth rinovimit të kontratës. Edicioni aktual nuk ka qenë ndër më të mirë për  32-vjeçarin, i cili, për shkak dëmtimesh, por edhe nga COVID-19, ka luajtur në vetëm 9 ndeshje në të gjitha kompeticione, duke realizuar 2 gola. Shumë pak për një “bomber” si Kun Aguero. Në 3 ndeshjet e fundit në kampionat ka qëndruar në stol, duke mos u aktivizuar qoftë për një minutë dhe gjasat janë që aventurës 10-vjeçare të argjentinasit në Manchester t’i ketë ardhur fundi.

256 gola me “Sky Blues” dhe 4 tituj të fituar, por, me sa po perceptohet, e ardhmja e sulmuesit do të jetë diku tjetër. Juventusi është gati ta rrëmbejë, duke i ofruar mundësinë që për herë të parë të luajë në Serinë A.