Juventus në kërkim të një mbrojtësi, synon futbollistin e Barcelonës

27.04.2020

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës, Sergio Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë synuar lojtarin katalanas si njërin prej kandidatëve me të mundshëm për krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” ka nevojë të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë vënë në dijeni […]

Juventus në kërkim të një mbrojtësi, synon futbollistin e Barcelonës Foto: Ilustrim

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës, Sergio Roberto.

Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë synuar lojtarin katalanas si njërin prej kandidatëve me të mundshëm për krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” ka nevojë të investojë për të ardhmen.

Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë vënë në dijeni për interesimin nga kampionët një fuqi të Italisë dhe mbi të gjitha, Roberto nuk ka informacion se Barcelona e ka nxjerrë në shitje.

Ai mund të shitet për të paktën 65 milionë euro. Drejtuesit e Barcelonës synojnë të forcojnë financat pasi koronavirusi pritet të thellojë dëmin ekonomik në shumë klube.