Juventus do Icardin, Conte kërkon një super shkëmbim

08.04.2020

Nuk dihet akoma se cilat do të jenë datat dhe si do të jetë struktura e merkatos së ardhshme të futbollit, por emri i Mauro Icardi-t ka ndezur zërat. Parashikohet një tjetër telenovelë e gjatë për argjentinasin e Inter-it të huazuar te Paris Saint-Germian, që duket se nuk është bindur akoma të paguajë 70 milionë […]

Juventus do Icardin, Conte kërkon një super shkëmbim Foto: Ilustrim

Nuk dihet akoma se cilat do të jenë datat dhe si do të jetë struktura e merkatos së ardhshme të futbollit, por emri i Mauro Icardi-t ka ndezur zërat.

Parashikohet një tjetër telenovelë e gjatë për argjentinasin e Inter-it të huazuar te Paris Saint-Germian, që duket se nuk është bindur akoma të paguajë 70 milionë eurot për ta blerë përfundimisht argjentinasin.

Një situatë që mban gjallë interesin e Juventus-it, duke parë se sulmuesi është një fiksim i vjetër i Fabio Paratici-t, i cili e ndjek prej vitesh dhe do të donte ta vinte në dispozicion të trajnerit Sarri.

Pas dështimit të këmbimit me Dybala-n verën e kaluar, Inter-i, sipas Sport Mediast, mund të rihapë dialogun me rivalët e përjetshëm me udhëzim të trajnerit Conte, i cili mund ta shfrytëzojë shitjen e argjentinasit te bardhezinjtë për të marrë dy yje të Zonjës.

Bëhet fjalë për Leonardo Bounucci-n dhe Juan Cuadrado-n, që shihen si lojtarët idealë për të kompletuar mbrojtejn dhe krahët, ku Inter-i po kërkon përforcime.