Jurgen Klopp hedh sytë nga Italia, do yllin e Serie A

Liverpooli është futur në garë për të rrëmbyer lojtarin e Napolit, Dries Mertens. Futbollisti belg mund të mos rinovojë kontratën, pasi ka pas vetes skuadra si Chelsea, Juventus dhe Inter.

Trajneri Jurgen Klopp e ka futur futbollistin në listën e dëshirave për merkaton e verës. Ai kërkon që ta rrëmbejë me kosto zero, pasi titullarit të Napolit i mbaron kontrata në verë.

Tuttomercatoweb ka zbuluar se interesi i Liverpoolit ka ardhur në rritje. Të kuqtë besojnë shumë te cilësitë e lojtarit dhe e duan për sezonin e ri, pavarësisht se Mertens bëhet 33 vjeç në maj.

RAPORTO