Juniorët e FC Ballkanit, Kampionë në Ligën e Parë

Juniorët e skuadrës FC Ballkani, dje pas fitores kundër juniorëve të FC Kek-ut me rezultat 1:3 ,edhe zyrtarisht janë kampion në këtë kategori në Ligën e parë, dhe zyrtarisht janë inkuadruar edhe në Superligë.

Djersa e derdhur dhe sakrifica e bërë gjatë tërë edicionit garues nga vetë futbollistët dhe stafi teknik të udhëhequr nga trajneri Edon Gashi përveq se solli rezultat, ka bërë krenar të gjithë drejtuesit e klubit, dhe të gjithë dashamirët e futbollit në Suharekë.

Bordi i klubit dhe presidenti Arsim Kabashi, kanë përgëzuar për suksesin e arritur dhe urojnë që këtë rezultat ta arrinë edhe në Superligë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.