Jo vetëm Man United e Tottenham, edhe një skuadër angleze në garë për Vedat Muriqin

17.10.2019

Vedat Muriqi është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar shqiptar. Ylli i Kosovës ka shkëlqyer këtë fillim edicioni me gjigantin turk Fenerbahce. Por përveç formës së mirë me Fenerin, Muriqi ka shënuar vazhdimisht edhe me Përfaqësuesen e Kosovës. Falë ndeshjeve të mira, prizrenasi është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane. Manchester United, […]

Jo vetëm Man United e Tottenham, edhe një skuadër angleze në garë për Vedat Muriqin Foto: Ilustrim

Vedat Muriqi është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar shqiptar.

Ylli i Kosovës ka shkëlqyer këtë fillim edicioni me gjigantin turk Fenerbahce.

Por përveç formës së mirë me Fenerin, Muriqi ka shënuar vazhdimisht edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.

Falë ndeshjeve të mira, prizrenasi është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Manchester United, Tottenham Hotspur, Lazio, Napoli, Atletico Madrid e West Ham United kanë shfaqur interesim për të.

Së fundmi mediat në Ishull kanë raportuar se edhe skuadra tjetër angleze Bournemouth është futur në garë për Muriqin.

Drejtuesit e klubit anglez po e shohin kosovarin si zëvendësues të Callum Wilson.

Bournemouth e ka përcjellë nga afër Muriqin në sfidën mes Kosovës dhe Malit të Zi, ku ylli i Dardanëve realizoi golin e dytë në fitoren tonë 2-0. /Telegrafi/