Jo dhe aq i lirë për Real Madrid, paga dhe komisionet e frikshme të Alabas

31.07.2021

David Alaba ishte një lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit me Bayern Munchen dhe shumë ekipe e donin austriakun pasi ishte okazion, pa kontratë dhe asnjë detyrim për të blerë kartonin e tij. Real Madrid fitoi betejën me Man. City dhe Chelsea por ajo që zbulon shtypi spanjoll ka shokuar jo pak tifozë duke […]

Jo dhe aq i lirë për Real Madrid, paga dhe komisionet e frikshme të Alabas Foto: Ilustrim

David Alaba ishte një lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit me Bayern Munchen dhe shumë ekipe e donin austriakun pasi ishte okazion, pa kontratë dhe asnjë detyrim për të blerë kartonin e tij.

Real Madrid fitoi betejën me Man. City dhe Chelsea por ajo që zbulon shtypi spanjoll ka shokuar jo pak tifozë duke qenë se futbolli po përjeton një krizë të rëndë financiare nga pandemia.

Për ta nisur me shifra, Real Madritit në total nënshkrimi për 5 vite me David Alaban do t’i kushtojë në total 126.5 mln Euro. Mund të dukej një operacion normal për një lojtar si austriaku nëse do të blihej kartoni i tij por shifrat janë të frikshme kur e mendon se vjen si lojtar i lirë.

Për të nisur më konkretisht, David Alaba ka future në xhep 17.7 mln Euro menjëherë cash nga Real Madridi vetëm për nënshkrimin e tij me klubin spanjoll.

Për të vijuar më tej, prindërit e tij kanë fituar “lotarinë” teksa kanë arkëtuar 5.2 mln Euro nga Florentino Perez që djali i tyre zgjodhi Realin dhe në fund, agjenti i famshëm Pini Zahavi ka marrë 5.2 mln Euro për përfundimin e transferimit me sukses.

Të gjitha këto shifra janë një “çmenduri” ta mendosh për një lojtar 29-vjeçar e për më tepër në një vit ku Reali ka vështirësi të mëdha dhe nuk po bën asnjë blerje në merkato.

Gjithsesi, Alaba është një lojtar madrilen tanimë dhe veç shifrave më lart që janë arkëtuar ai do të paguhet edhe 19.47 mln Euro në vit bruto, diku te 12-13 mln Euro neto, jo keq zgjedhja e tij dhe dëshira për të ikur nga Bayerni pas më shumë se 10 vjetësh.