04.10.2019, 21:20

Jesus mohon kalimin në Bayern Munich

“Gënjeshtër”, kështu e ka quajtur ylli i Manchester City thashethemet për një kalim të tij në Bayern Munich.

Braziliani ka qenë i lidhur me një kalim tek kampionët e Bundesligës por ai i ka mohuar këto gjëra me një përgjigje të tij në Instagram.

Në fillim të kësaj jave, Bild kishte publikuar një raport që City ia ka ofruar Jesusin te Bayern këtë verë derisa klubët kanë pasur takime edhe për sulmuesin anësor Leroy Sane.

Raporti thoshte që City nuk dëshiron ta shet Sanen tek kampionët e Bundesligës, ata ia kanë ofruar një te tillë te Jesusit për një çmim më të vogël se 100 milionë euro.

LEXO EDHE:  Kosovare Asllani zyrtarisht kandidate për “Topin e Artë”

Deri me tani asnjëri prej këtyre lojtarëve nuk ka kaluar në Bayern, me transferin potencial që ka dështuar pasi që pati një lëndim serioz të gjurit gjatë ndeshjes për Community Shield kundër Liverpool në gusht.

Kur llogaria “transfer.noë” e postoi këtë thashetheme të Bild në Instagram, Jesus e bëri këtë koment në përgjigje.

“Gënjeshtër”, shkroi braziliani 22 vjeçar. /GazetaExpress/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.