Jesus ia dhuron humbjen e parë Chelseat në këtë sezon

25.09.2021

Ndeshja e sotme ishte e vlefshme për xhiron e gjashtë të Premier Ligës angleze për sezonin e ri 2021/22. Golashënuesi i vetëm i ndeshjes ishte sulmuesi brazilian Gabriel Jesus, i cili përmes asistimit të Joao Cancelos, shënon gol në minutën e 53’, duke ia dhuruar Manchester Cityt avantazhin, dhe më pas fitoren kundër Chelseat. Historikisht […]

Jesus ia dhuron humbjen e parë Chelseat në këtë sezon Foto: Ilustrim

Ndeshja e sotme ishte e vlefshme për xhiron e gjashtë të Premier Ligës angleze për sezonin e ri 2021/22.

Golashënuesi i vetëm i ndeshjes ishte sulmuesi brazilian Gabriel Jesus, i cili përmes asistimit të Joao Cancelos, shënon gol në minutën e 53’, duke ia dhuruar Manchester Cityt avantazhin, dhe më pas fitoren kundër Chelseat.

Historikisht kjo ishte një ndeshje tejet e vështirë për Pep Guardiolan, i cili më së shumti ka pësuar humbje kundër Chelseat.

Me tre pikët e reja, Manchester City ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me gjithsej 13 pikë, aq sa ka edhe lideri Liverpooli me një ndeshje më pak, dhe skuadrat e tjera si Chelsea dhe Manchester United.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 1:0 në favor të Manchester Cityt.